Bëhu durimtar dhe bashkë me të shpreso në shpërblim prej Allahut

Mos u bëj vetëm durimtar, por bëhu durimtar dhe bashkë me të shpreso në shpërblim prej Allahut për durimin tënd gjatë sprovës tënde.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Me të vërtetë, kur një person i përballon sprovat me durim por pa pritur shpërblim nga Allahu, sprova bëhet pastrim për mëkatet e tij. Ama nëse ai bën durim së bashku me shpresën për shpërblim (prej Allahut), atëherë përveçse pastrim nga mëkatet e tij, kjo bëhet kompensim i mirë dhe shpërblim. Domethënia e shpresës në shpërblimin e Allahut (el-ihtisab) është që personi beson se së shpejti do të shpërblehet për durimin (që po e tregon), kështu ai e bën të mirë mendimin e tij për Allahun, e kështu Allahu i Madhërishëm do t’i japë atij (shpërblim) varësisht nga ajo që ai ka menduar për Të.”

Et-Ta’lik ‘ala Sahih Muslim. Fq.342
Shuajb Rexha

You may also like...