Fëmijët që shohin shumë televizor kanë gjumë të parregullt

0
782

Sipas një studimi të botuar në “JAMA Pediatrics” theksohet se shikimi i televizorit mund të shkaktojë shprehi të gjumit të parregullt. Dihet që fëmijët në përgjithësi janë grupmosha që janë më të prekurit dhe të ndikuarit nga televizori.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar në vitin 2009 që fëmijët nën moshën 2-vjeçare ta shmangin ekspozimin ndaj të gjitha mediumeve dhe se për fëmijët më të mëdhenj koha duhet të kufizohet në një deri në dy orë në ditë. Autorët e ekzaminuan lidhjen në mes të orëve të shikimit të televizorit dhe gjumit në 1,713 fëmijë në Spanjë përmes kohëzgjatjes së gjumit të raportuar nga prindërit.

Fëmijët të cilët me kalimin e kohës raportuan shikim më të gjatë të TV (nga më pak se 1,5 orë në 1.5 orë ose më shumë në ditë) raportuan një reduktim të gjumit në vizitat pasuese. Fëmijët që shikuan TV për 1,5 orë ose më shumë në ditë kishin kohëzgjatje më të shkurtër të gjumit.