A duhet te jesh supersticioz?

0
1525

Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk i lejohet njeriut të jetë supersticioz (te besojë në bestytni) në lidhje me ditët (p.sh.: thotë se filan dita është ters, andaj nuk e bën filan aktivitetin në atë ditë), muajt, vendet (p.sh.: s’kam shans në filan vend), individet (p.sh.: thotë “kur kam të bëj me filanin s’më prihet mbarë”).

Kërkohet prej besimtarit të jetë gjithmonë optimist në mënyrë që të jetë gjithmonë i gëzuar e i lumtur.

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, e pëlqente optimizmin dhe na ka ndaluar nga bestytnitë.”

سؤال على الهاتف ١/ ١٢٨📞