Rrobat e gjata në ëndërr!

0
48

🔘Rrobat e gjata në ëndërr!✍️
▪️Ebu Said El-Khudri -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
《Isha në gjumë dhe pashë në ëndërr disa njerëz me këmisha që kalonin para meje. Këmishat, disa u vinin deri në kraharor dhe disave deri poshtë.
Pastaj mu shfaq Umr bin El-Khatabi dhe mbante një këmishë që e tërhiqte zvarrë.
E pyetën: Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?
Ai tha: Feja》
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

▪️Dy dobi nga hadithi:

➖Këmisha është interpretuar me fjalën “fe” sepse Allahu i madhëruar e ka quajtur devotshmërinë e cila synon zbatimin e fesë veshje.
Veshja e devotshmërisë e zbukuron njeriun në këtë botë dhe e mbron atë nga denimi në botën tjetër siç e zbukuron dhe e mbron veshja materiale e trupit e tij.

➖Zgjatja e këmishës se devotshmërisë do të thotë mbetja e gjurmëve te saj dhe mbetja e emrit të mirë mes njerëzve.
Prandaj Umeri -radiallahu anhu-, emri dhe shembulli i tij është përmendur dhe do të përmendet gjithmonë mes myslimanëve.

Dr. Abdullah Nabolli