Pyetje: Përse është e ndaluar vajtja tek falltorët?
Përgjigje: Falltorët, siç është transmetuar në disa hadithe të saktë, kanë lidhje me xhindët, të cilët, pasi ngjiten në qiell dhe dëgjojnë bisedat e engjëjve me njëri-tjetrin, zbresin përsëri në tokë dhe u tregojnë falltorëve atë që kanë dëgjuar në qiell.
Në të njëjtën kohë ata shtojnë edhe njëqind gënjeshtra të tjera, kështu që fjalët e vërteta që kanë dëgjuar nga engjëjt përzihen me gënjeshtra nga më të ndryshmet.
Falltorët i përdorin këto pak të vërteta për të mashtruar njerëzit e paditur, të cilët besojnë se me të vërtetë ata mund ta dinë dijen e fshehtë, gjë që sështë e vërtetë, pasi falltorët siç thamë dhe më sipër, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përcjellin fajlët e xhindëve.
Pra vajtja tek falltorët është e ndaluar, pasi bëhet shkak për largimin e njerëzve nga rruga e drejtë.
Autor: Imam Albani
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”