Mardhëniet intime gjatë mestruacioneve?

Cili është gjykimi islam mbi marrëdhëniet seksuale në organin gjenital të femrës gjatë menstruacioneve?

Përgjigje: Ndalohet rreptësisht që njeriu të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij gjatë menstruacioneve duke e bazuar këtë në fjalën e Allahut:

Te pyesin ty (Muhamed) per te permuajshmet e femrave.Thuaju:”Ajo eshte gjendje e demshme.”Prandaj,gjate kesaj kohe,mos iu afroni atyre (per mardhenie ) derisa te pastrohen.Pasi te pastrohen,atehere afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdheruar Allahu.Pa dyshim,Allahu i do ata qe pendohen fort (per gjynahet) dhe ata qe pastrohen.
(El Bekare, 222.)

Kjo ndalesë vazhdon derisa gruaja të pastrohet e më pas të lahet, sepse Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
“mos iu afroni atyre (per mardhenie) derisa te pastrohen.Pasi te pastrohen, atehere afrohuni tek ato ashtu si ku urdheruar Allahu.”

Burrit i lejohet të veprojë me gruan e tij gjithçka gjatë menstruacionit me përjashtim të marrëdhënieve seksuale dëshmi për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, ku thotë:

Veproni gjithcka pervec mardhenieve seksuale.Muslimi.

Shejh Salih el Feuzan.
SHKEPUTUR NGA LIBRI “MOTRA MUSLIMANE PYET”

Read Previous

Cilet jane njerezit me te suksesshem ne jete?

Read Next

13 Vepra që të fusin në Xhehenem.