Kush ia vuri emrat sureve të Kuranit, Profeti alejhi selam apo dikush tjetër?
Nuk është përcjellur ndonjë argument nga Profeti – alejhi selam – që të tregoi se është ai i cili i emërtoi të gjitha suret e Kuranit, përveç disa haditheve të sakta në të cilat tregohet se Profeti – alejhi selam – emërtoi disa sure, si; El-Bekare dhe Ali Imran, ndërsa përsa i përket sureve të tjera ajo që kuptohet është se emërtimi i tyre është bërë nga sahabët – Allahu qoftë i kënaqur me ta.
(Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva, nr. 2376)