Çfarë të bësh, nëse zgjohesh xhunub në prag të daljes së kohës së namazit

Obligimi i atij që bëhet xhunub  para  kryerjes së cilitdo namaz, është që të lahet. Namazi i kryer në gjendje xhunubllëku, nuk është i pranueshëm në Sheriat.

Larja në gjendjen në fjalë është e obligueshme në çdo situatë, madje dhe atëherë kur kemi të bëjmë me lënien e namazit me xhemat dhe ikjen e kohës së namazit. Nëse personi i bërë  xhunub  zgjohet pak para  fundit të kohës së namazit dhe druan  se, po bëri gusël, mund t’i ikën koha e namazit, ai, sipas shumicës së dijetarëve, duhet  t’i japë përparësi guslit, meqë pastrimi nga xhunubllëku, sipas Sheriatit, konsiderohet arsye e pranuar për shtyrjen  e namazit përtej kohës së tij.

Për personin e bërë  xhunub  koha e namazit hyn prej çastit kur ai zgjohet dhe zgjat deri të falë namazin, në përputhje me fjalët e pejgamberit :

“Shkujdesja nuk bëhet gjatë gjumit (shtyrja e namazit për shkak  të gjumit), por kur je zgjuar (shtyrja e namazit kur je i zgjuar): nëse dikush fle gjumë ose harron,  le të falë namazin kur t’i kujtohet / zgjohet.” (et-Tirmidhi, 177; en-Nesa’i,

614; Ebu Daud,  437; Ibn Maxhe, 698 – nga Ebu Katade ).

Duke shpjeguar qëndrimin e shumicës së dijetarëve, Ibn Kudame tha:

“Nëse ka ujë, nuk është e lejueshme të marrësh tejemum, edhe nëse druan  se me përgatitjen dhe përdorimin e ujit mund të ikën koha e namazit, pavarësisht se a gjendesh në udhëtim apo në shtëpi. Ky, pra,  është qëndrimi i shumicës së dijetarëve islamikë, si: Shafiu, Ebu Thewr, Ibn Mundhir, dhe  juristët hanefij.” (el-Mugnij, 1/166)

Shejh Muhamed ibn Salih el-Munexhid,

islamqa.info mburoja

You may also like...