Pyetje: A lejohet të bëhet me gojë nijeti për faljen e namazit apo për marrjen e abdesit?
Përgjigje: Bërja e nijetit me gojë është bidat (risi), sepse nuk është transmetuar ndonjë argument i saktë që të tregojë se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) apo shokët e tij e kanë bërë këtë gjë.
Nga ana tjetër vendi i bërjes së nijetit është zemra, ndaj nuk është e nevojshme bërja e tij me gojë.
Autor: Imam Bin Bazi
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”