Dijetarë si Ibn Tejmije etj. e lejojnë mes’hin edhe më tepër se tre ditë, nëse njeriu dëmtohet nga larja e këmbëve dhe argumenti i tyre për këtë është transmetimi i Ibn Maxhes që e saktëson edhe Albani, se Ukbetu bin Amir erdhi nga Misri tek Umeri në Medine dhe ai e pyeti Ukben se sa ditë i ke dhënë mes’h? Tha: “ Nga xhumaja në xhuma”. Umeri i tha: “ Ke vepruar sipas Sunetit”.