A janë punët nga shtyllat e besimit?

0
720

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Shejh i nderuar! Disa njerëz thonë se punët nuk janë prej shtyllave të besimit, por nga plotësuesit e tij. Sa e saktë është kjo fjalë?

Përgjigje: Në lidhje me punët ka sqarim, sepse disa punë janë prej bazës së besimit dhe disa janë plotësuese të tij. Besimi është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet.
Te Ehli suneti dhe xhemati, besimi është fjalë dhe vepër, shtohet me bindje dhe pakësohet me gjynahe.
Namazi është besim, zekati është besim, agjërimi është besim, haxhi është besim, urdhërimi për mirë është besim, e kështu.
Por disa prej tyre, nëse lihen, lënësi i tyre është gjynafqar; sikur dikush të lërë zekatin ai bëhet gjynafqar dhe jo jobesimtarë. Po kështu ai që nuk e agjëron Ramazanin, bëhet gjynafqar por jo jobesimtarë, sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.
Po kështu ai që vonon haxhin duke qenë se ka mundësi, është gjynafqar dhe jo jobesimtarë. Ndërsa lënësi i namazit është kafir, sipas mendimit më të saktë. Po kështu, kush i bën sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, ai është kafir. Kush fyen Allahun dhe Pejgamberin, ai është jobesimtarë (kafir). Kush therr kurban për dikë tjetër perveç Allahut, ai është jobesimtarë.

{Shkëputur nga “Qëndrueshmëria përballë sprovave”}
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!)