A është larja apo dhënia mes’h qafës prej obligimeve të abdesit?

A është larja apo dhënia mes’h qafës prej obligimeve apo prej suneteve të abdesit?

Shejh Salih el-Feuzani (Alalhu e ruajttë!): Dhënia mes’h gjafës nuk është prej suneteve të abdesit e as prej obligimive të tij, sepse Alalhu Madhëruar i ka specifikuar gjymtyrët që lahen dhe u jepet mes’h. I Madhëruari thotë: “O besimtarë!Kur të ngriheni për të falur namaz,[1] lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, fërkoni kokën me dorë të lagët dhe lani këmbët deri në nyje.[2][3]

Asaj që i jept mes’h është vetëm koka dhe jo qafa. Nuk saktësohet në lidhje me dhënien mes’h qafës nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndonjë hadith se një gjë e tillë është sunet. Prandaj dhënia mes’h asaj (qafës) konsiderohet prej risive në fe.

“El-Munteka” vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Kur të ngriheni për të falur namaz, qoftë të detyrueshëm (pesë namazet e ditës dhe natës), vullnetar apo namazin e xhenazes, duke qenë se nuk e keni pastërtinë e vogël (abdesin) por keni vetëm të madhen (guslin), atëherë merrni abdes në mënyrën e përshkruar në vijim të ajetit.

[2] Ajeti rendit pjesët e trupit që duhen larë gjatë pastrimit të posaçëm (abdes) për të falur namaz, kurse tradita profetike sqaron në hollësi mënyrën e marrjes së abdesit, duke filluar me larjen e duarve së pari, pastaj me shpëlarjen e gojës dhe të hundës, të cilat përfshihen në fytyrë, pastaj me larjen e fytyrës, pastaj me larjen e parakrahëve deri në bërryla duke filluar me të djathtin, të gjitha këto duke i larë nga tre herë. Pastaj fërkon kokën me njërën ose me të dyja duart e lagëta dhe në fund lan këmbët deri në kyçe duke filluar me larjen e këmbës së djathtë pastaj të së majtës.

[3] El-Maide, 6

You may also like...