A duhet ti lexohet të vdekurit sujra Ja Sin?

0
963

Pyetje: ”Cili është gjykimi për leximin e sures ”Ja Sin” tek varri i njeriut të vdekur? A ka kjo sure vlerë për këtë?”

Përgjigje: ”Surja Ja Sin nuk duhet të lexohet tek i vdekuri. Nuk ka asnjë konfirmim lidhur me këtë. Janë transmetuar hadithe të dobëta lidhur me këtë.

Sa i përket të vdekurit, nuk duhet ti lexohet Kurani fare atij. Kurani nuk duhet të lexohet për të vdekurin, qoftë para apo pas varrimit. Nuk ka asnjë provë për këtë. Një veprim pa prova është bidat.

Ai që dëshiron ti bëjë dobi myslimanit të vdekur duhet të kërkojë falje dhe mëshirë për të, të jepë lëmoshë për të, të paguaj borxhet e tij dhe të ngjashme. Kjo i bën dobi të vdekurit. Kurani lexohet vetëm për të gjallët të cilët përfitojnë prej tij dhe e praktikojnë atë. Ai nuk duhet të lexohet për të vdekurit që as nuk munden të veprojnë e as të përfitojnë prej tij.”

Salih bin Feuzan el-Feuzan

facebook