A duhet të pastrohen mbeturinat e ushqimit të mbetura midis dhëmbëve, para marrjes së abdesit?

0
638

Pyetje: A duhet të pastrohen mbeturinat e ushqimit të mbetura midis dhëmbëve, para marrjes së abdesit?

Përgjigje: Heqja e mbeturinave të mbetura midis dhëmbëve nuk është detyrë, por s’ka dyshim se mbajtja e pastër e dhëmbëve është në të mirë të shëndetit të njeriut, pasi kalbëzimi i këtyre mbeturinave është burimi kryesor i shumë sëmundjeve.

Ndaj, është mirë që muslimani, pasi të mbarojë ushqimin, t’i lajë dhëmbët e tij me furçë apo me misvak, në mënyrë që të pastrojë mbeturinat e ushqimit, pasi lënia pas dore e kësaj gjëje shkakton ndërrimin e erës së gojës.

Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë për misvakun: “Ai mban gojën të pastër dhe kënaq Allahun”.

Autor: Imam Uthejmimi
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”

facebook