A lejohet të agjëroshë pa syfyr?

Pyetje: ”A është e lejuar të agjërojë pa ngrënë syfyr? Allahu ju shpërbleftë me të mira.”
Përgjigje: ”Është e rekomanduar për agjëruesin që të hajë syfyr para sabahut, sepse syfyri e forcon atë gjatë agjërimit.
Profeti (paqja dhe bekimi qoftë mbi të) i inkurajoi myslimanët që të hanë syfyr sepse syfyri është i bekuar.
Agjërimi do të jetë i vlefshëm edhe nëse ai nuk do të hajë syfyrë.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij.”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_18009.shtml)

You may also like...