Pse surja “el Bekare” (lopa) mori këtë emër?

0
502

Pse surja “el Bekare” (lopa) mori këtë emër?

✨ Kjo sure “El Bekare” mori këtë emër për një arsye të veçantë që shumica e njerëzve mund të mos e vërejnë.
Në këtë sure janë përmendur shumë tregime reale, që përfshijnë ringjalljen e të vdekurve, duke shërbyer si dëshmi për ringjalljen në Ditën e Kiametit. Një nga tregimet e para në këtë sure është tregimi i Bekares (lopës). Allahu i Lartësuar i urdhëroi beni israilët të godisnin trupin e të vrarit me një pjesë të lopës, dhe ai u ngrit për të treguar se kush e kishte vrarë.

Në këtë sure ka shembuj të tjerë të ringjalljes së njerëzve pas vdekjes së tyre. Për shembull, kur bijtë e Izraelit u goditën nga një tërmet, Allahu i Lartësuar i ringjalli pas vdekjes së tyre.

Po ashtu, në tregimin e Uzejrit, Allahu e bëri që të vdiste për njëqind vjet dhe më pas e ringjalli.

Një tjetër tregim është ai i Ibrahimit, kur ai sfidoi Nemrudin, mbretin e asaj kohe, duke thënë se vetëm Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen.

Në një tjetër rast, Allahu i Lartësuar ringjalli zogjtë për Ibrahimin pasi ai i kishte therur dhe i kishte ndarë në katër pjesë, duke vendosur një pjesë në çdo mal.
Kjo sure madhështore, Sureja el Bekare, përmban shumë tregime të tilla.

✍ Shejh Sead esh Shithri
Fatjon Isufi

Subscribe