Shejh Abdurrazak El-Bedr (Allahu e ruajttë!)
Vdekja do të vij.
Njeriu nuk e di kohën dhe momentin e ardhjes së saj.
Ai mund të jetë djalë i ri dhe shpreson që t’i kalojë të shtatëdhjetat.
E nuk e di se vdekja e tij është të nesërmen.
Ose po atë ditë.
“Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë.” Lukman, 31
I riu s’duhet të mashtrohet me rininë e tij, as i shëndetshmi me shëndetin e tij dhe as i fuqishmi me forcën e tij.
Përkundrazi, ai duhet ta përkujtojë veten e tij me realitetin e vdekjes dhe atë që vjen pas saj me qëllim që të përgatitet sa më mirë për atë që vjen pas vdekjes.
“Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” El-Bekare, 197
Përktheu: Unejs Sheme