Nga Ebu El-Ahues percillet te kete thene: “Ebu Is’hak Amr Es-Sebi’ijj tha:
“O ju te rinj shfrytezojeni rinine tuaj, sepse te pakta jane netet ne te cilat nuk i lexoj njemije ajete. Une e lexoj suren El-Bekare ne nje rekat, agjeroj muajt e shenjte, agjeroj tri dite nga fdo muaj dhe diten e hene e te enjte.” Pastajlexoi ajetin: “Dhe shpalli (tregoi) dhuntite e Zotit tend.” (Ed-Duha, 11). Hakimi në “El Mustedrek”, nr. 3947.
Shpjegim
“i lexoj njemije ajete (brenda nates)” ka per qellim perafrimin dhe jo kufizimin. Kuptimi eshte se ai e perfundon leximin e Kuranit ne cdo jave. Perfundimi i tij ne cdo jave ishte dicka qe behej vazhdimisht ne mesin e brezave te pare te Islamit.
Po ashtu percillet nga Amr ibn Mejmun se kur ai takonte ndonje vella besimtar i thoshte: “Mbreme Allahu me ka furnizuar me kaq rekate namaz dhe me kaq e kaq miresi.“
Ebu Abdullah El-Hakim pasi qe i transmetoi keto dy ngjarje te libri i tij “El Mustedrek” tha: “Allahu i meshirofte Amr ibn Ubejdullah Es-Sebi’ij dhe Amr ibn Mejmun El-Eudij, ngaqe terhoqen verejtjen lidhur me ato gjera qe i nxisin te rinjte per kryerjen e adhurimeve!”
Ne keto dy transmetime permendet edhe edukimi me ane te shembullit. I riu ka nevoje per nje gje te tille, ne menyre qe te jette aktiv dhe t’i lehtesohet zbatimi i ceshtjeve te fese. Megjithate, mesuesi duhet t’i kushtoje vemendje nijetit e synimit te tij (dhe ta korrigjoje ate), ne menyre qe te mos bie ne dyfaqesi, e si pasoje t’i asgjesohet vepra.
Dr. AbduRrezzak ibn AbdulMuhsin El BEDR
Petrit Perçuku