Vlerat e Natës së Kadrit janë të shumëllojshme:

0
621

Vlerat e Natës së Kadrit, që janë të shumëllojshme:

  1. Zbritja e Kuranit. Ai është udhëzim për njerëzimin. Në të ka zbritur Kurani, në të cilin është udhëzimi dhe lumturia në këtë botë dhe botën tjetër.
  2. Në këtë sure Allahu përmend në formë pyetëse وَمَآ أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ – E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit?” duke treguar për madhështinë e kësaj nate; Ai e madhëron këtë natë, i thotë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem se askush nuk ka mundësi të ta tregojë vlerën e madhe të saj përveç Allahut.
  3. Ajo është më e vlefshme sesa 1000 muaj.
  4. Zbritja e engjëjve, duke sjellë me vete mirësinë, bereqetin dhe mëshirën (e Allahut).
  5. Kjo natë është selam – paqe, qëllimi është se në të ka selamet (shpëtim), për besimtarët prej dënimit e ndëshkimit të Allahut (për shkak të adhurimeve të shumta që i kryejnë në këtë natë).
  6. Për këtë natë Allahu ka zbritur një sure të veçantë e cila lexohet deri në Ditën e Kiametit.

Prej vlerave të tjera të Natës së Kadrit është ajo që është vërtetuar në hadith: من قَامَ ليلةَ القدرِ إيماناً واحتساباً غُفِر له ما تقدَّم من ذنبِه – Kush e gjallëron natën e Kadrit me namaz (dhe lloje tjera të adhurimeve), duke pasur besim dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” Buhariu dhe Muslimi. Pra, ngrihesh e adhuron Allahun dhe shton adhurimet duke kërkuar këtë natë në dhjetë netëshin e fundit të Ramazanit. Qëllimi me “إيماناً – duke pasur besim” është: me besim e bindje të plotë në Allahun dhe në shpërblimin të cilin e ka përgatitur për ata të cilët ngritën dhe e adhurojnë Atë në këtë natë. Nuk duhet pasur mëdyshje e dyshim në këtë. Nëse e adhuron Allahun dhe e ngjallë këtë natë duke pasur këtë bindje dhe “واحتساباً – dhe shpresë” në shpërblimin e Allahut, do të të falen mëkatet e kaluara. Këtë shpërblim e arrin çdokush i cili e adhuron Allahun në këtë natë, qoftë nëse e di se është nata e Kadrit apo jo. Kjo sepse në këtë hadith Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk po kushtëzon me dijen se kur është ajo, nuk thotë se vetëm ai që e di se është nata e Kadrit dhe e adhuron Allahun në të atëherë do ta arrijë këtë shpërblim.