Vlera e Sures el Fatiha

0
430

Ebu Sejid Ibën El Mual-la radiAllahu anhu tregon duke thënë: Ndërsa po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më thirri por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë po falesha! Ai më tha, “A nuk ka thënë Allahu i Lartësuar: “Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij, kur ai iu thërret.”
Pastaj më tha, “Para se të dalësh nga xhamia do të të mësoj një Sure e cila është (Surja) më e madhe në Kur’an. Pastaj më kapi dorën dhe kur u nis për të dalë nga xhamia, i thashë: A nuk më the: “Do të të mësoj një Sure e cila është (Surja) më e madhja në Kur’an?”Ai tha: “El-Hamdu lil-lahi Rabbil-alemin” (Surja El-Fatiha) e cila është Es-Seb’ul-Methani (d.m.th. shtatëshja e përsëritur herë pas here, shtatë vargjet e cituara dhe të përsëritura vazhdimisht) dhe Kur’ani Madhéshtor i cili më është dhënë mua.”

E përcjell Buhariu me nr (4474).