Vlera e namazit me xhemat nuk kufizohet vetëm tek ajo se është njëzeteshtatë shkallë më i vlefshëm se namazi që falet vet.
Namazi me xhemat ka edhe shpërblime tjera, si:
– Hapat drejt xhamisë: njëri hap ta fshin një mëkat, kurse tjetri të ngrit një shkallë (siç përmendet në hadith).
– Ulja në xhami (pritja e namazit: sikur të ishe në namaz).
– Engjëjt kërkojnë prej Allahut të të fal dhe luten për ty
– Qëndrimi në vendin ku je falur
– Lutja e imamit gjatë leximit të Fatihas: “Udhëzona në rrugën e drejtë…”
– Thënia e xhematit: “Amin!” pas kësaj.
– Nëse thënia jote “amin” përputhet me thënien e engjëjve “amin”, të falen mëkatet e kaluara (siç përcillet në hadith).
– Shpërblimi i kthimit nga xhamia (i ngjashëm me të shkuarjes në të).
– Distancimi nga dyfytyrësia dhe dëshmia për ty me iman.
– Ka edhe shpërblime tjera për disa namaze tjera të caktuara, andaj, mos e privo veten nga këto mirësi që arrihen me faljen e namazit në xhami.
P. Perçuku