Thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):
“E kush është më fjalë mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej muslimanëve”.
Surja Fussilet, ajeti 33.
Thotë pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të hesht”.
Transmeton imam Buhari dhe Muslimi -Allahu i mëshiroftë-.
Thotë imam Shafiiu -Allahu e mëshiroftë: “Heshtjen zgjodha për tregti, ndaj ju qepa pas. Në mos fitofsha gjë, s’kam se ç’të humbas. Kush është burrë me heshtjen bën pazar, dhe shitësi i saj qëndron mbi çdo tregtar”.
ديوان الشافعي.
Brulind Callari