Vetëpërmbajtja, përtypja e zemërimit dhe toleranca janë nga veprat më të dashura për Zotin.

0
280

Nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma transmetohet se një person iu drejtua Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke i thënë: “O i Dërguar i Allahut! Cilët janë njerëzit më të dashur për Allahun? Cilat janë veprat më të dashura tek Allahu?”
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Njerëzit më të dashur për Allahun janë ata që janë më të dobishëm. Ndërsa veprat më të dashura janë lumturia që futet në zemrën e besimtarit, brenga që largohet, borxhi që shlyhet dhe uria që largohet. Të angazhohem me nevojën e një besimtari është më e dashur për mua se të bëj itikaf një muaj në këtë xhami (xhaminë e Medines).

Kush e përmban zemërimin, Zoti ia mbulon të metat. Kush e përmban zemërimin duke pasur mundësi ta shfryjë, Zoti do t’ia mbushë zemrën me shpresë Ditën e Kiametit. Kush angazhohet me nevojën e vëllait të tij derisa të përfundojë Zoti do t’i japë përforcojë këmbët Ditën kur ato do të tronditen. Morali i lig e shkatërron veprën siç e prish uthulla mjaltin”. [1] Pra, vetëpërmbajtja, toleranca e falja janë morale të larta!

“Pasqyrimi i historive kuranore; mësime, këshilla dhe dobi”

Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë!)
[1] “Es-Sahihah” me nr. (906)
Unejs Sheme