Vetëm Allahu e di të fshehtën e askush tjetër

0
260

Vetëm Allahu e di të fshehtën e askush tjetër

Dr. Muhamed bin Seid tregon: “Shejhut tonë Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë!) iu lexua hadithi ku tregohet humbja e gjerdanit të Aishes radijAllahu anha. Hadithi gjendet tek “Sahihul-Buhari” në fillim të kapitullit të tejemumit. (1)

Ai (Allahu e mëshiroftë!) tha: “Prej dobive që gjenden në këtë hadith është se:

(1) I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e di të fshehtën.

(2) Po ashtu edhe evlijatë (nuk e dinë të fshehtën).

Ngase i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij nuk e dinin vendin se ku ishte gjerdani.”

Përktheu: Unejs Sheme
—————————————————
(1) Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha, gruaja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: Dolëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një prej udhëtimeve të tij dhe kur arritëm te vendi i quajtur Bejda -ose Dhatu Xhejsh-, m’u këput gjerdani që kisha. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u ndal për ta kërkuar atë (gjerdanin), e bashkë me të edhe njerëzit e tjerë, në një vend ku nuk kishte ujë…” Aishja radijAllahu anha thotë: “Pasi e ngritëm devenë, në të cilën kisha hipur, e gjetëm gjerdanin nën të.”
Unejs