Allahu i Madhëruar në lidhje me djalin e Nuhut alejhis-selam thotë: “(I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.” Hud: 43
Për Musain alejhis-selam thotë:”Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky është gëzim për mua dhe ty, prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë”. El-Kasas: 9
(1) Ai që u rrit dhe u edukua në shtëpinë e Profetit u mbyt.
(2) Ai që u rrit dhe u edukua në pallatin e Faraonit e çau detin me shkopin e tij.
Mësimi:
Nuk është e rëndësishme se ku jeton, por se si jeton?
Nuk kanë rëndësi fillimet, por të rëndësishme janë përfundimet.
Ngase “Veprat llogariten në bazë të përfundimit të tyre”. Hadith i saktë.
“Këshilla të dobishme…”, vëll. 3
Unejs Sheme