Vepra që kishte frikë i dërguari i Allahut ﷺ ndaj muslimanëve

0
3021

Syfaqesia.Nga kjo vepër kishte frikë i dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili tha: Gjëja prej të cilës më së shumti friksohem për juve është shirku i vogël. Pyetën ç’është shirku i vogël o i dërguar i Allahut? Tha: Riaja-shtirja dhe pastaj shtoi në ditën kur Allahu do ti shpërblen njerëzit për veprat e tyre do tu drejtohet njerëzve me këto fjalë: Shkoni tek ata para të cilëve shtireshit. Shikoni a do të gjeni pranë tyre ndonjë shpërblim.(Buhari dhe Muslim)

Çfarë humbje dhe çfarë dështimi për ata që kanë vepruar që të lavdërohen, të përmenden, të parandalojnë kritikën, të kthejnë shikimet e njerëzve drejtë tyre…!!! I Lartësuar është Allahu.

Allahu nuk e pranon veprën që nuk është e sinqertë për Të. Resulullahu, sal-lallahu alehi ue selem, thotë: Allahu, subhanehu ue te’ala thotë:Unë jam ai që më pak ka të drejtë që të më përshkruhet të barabartë. Kush e bën një vepër dhe përveç për Mua e bën edhe për dikë tjetër, e lë atë dhe shirkun e tij. (Muslim)

Cilësia e shtirjes është një prej cilësive të hipokritëve. Allahu subhanehu ue te’ala, thotë: “(Ai nuk i do) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk e besojnë Allahun e as Ditën e Kiametit. Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!” (En Nisa, 38)

“Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak. Luhaten në mëdyshje, – nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t’ia gjesh rrugën.” (En Nisa, 142-143)

“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken, dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve.” (El Maun, 4-7)

Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta është në rrugën e Tij, ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alehi ue selem.

Aliu, radijallahu anhu, ka thënë: Ai që vepron për sy e faqe ka tre shenja: përton kur vetmohet, aktivizohet kur është pranë njerëzve e shton punën kur lavdërohet dhe e pakon kur kritikohet. (Ihja, 3/269)

Punën për sy e faqe e njeh vetëm i sinqerti, dyfytyrësinë e dallon vetëm mu’mini, injorancën e heton vetëm i dituri dhe mëkatin vetëm i binduri ka thënë Sehl ibën Abdullah El Tusturi.

Ibën El E’rabiu ka thënë: më i dështuari është ai që para njerëzve shfaqet me veprat e mira ndërsa me vepra të shëmtuara vetmohet para Atij që është më afër se damari i qafës. (Muhtesar Shu’abil Iman, 98)

Gjëja më e rrallë në botë është çiltërsia sepse me gjithë mundin që e bëj për ta luftuar, ajo (shtirja) vazhdimisht paraqitej në formë tjetër. (Medarixhu Salikin)

Hatabiu thotë: dënimi i atij që ka bërë vepra për sy e faqe është turpërimi i tij në ditën e gjykimit me nxjerrjen në pah atë që e ka fshehur (syefaqësinë e tij).

Imam Dhehebiu këtë vepër të shëmtuar e përmend në mesin e mëkateve të mëdha, duke cituar ajete, hadithe dhe fjalë të gjeneratave të lavdëruar rreth saj. Ibën Haxher Hejtemiu e numëroi si mëkati i dytë pas shirkut.