Universiteti dhe gomari

0
420

Vite më parë Universiteti i Assiut në Egjipt s’ishte i rrethuar me mur, ngase presidenti i tij Dr. Sulejman Hazin -i cili më vonë u bë dhe ministër i kulturës- kishte një vizion unik, motoja e të cilit ishte: “Një universitet pa mure.” Ai këmbëngulte që të mos ngriheshin mure që ndanin universitetin nga mjediset sociale të qytetit të Assiut, në mënyrë që rrugët e universitetit të ishin vetëm një shtrirje gjeografike e rrugëve të qytetit.

Por kjo kishte nxjerr në pah një problem të madh ngase njerëzit bashkë me gomerët, për t’i rënë rrugës më shkurtë, kalonin nga oborri i universitetit. Dhe kjo situatë ishtë kthyer në një problem madhor te profesorët, të cilë u ankuan te Dr. Sulejmani dhe i thanë se “njerëzit dhe gomerët hyjnë në universitet, gjë që dëmton akademinë e tyre dhe ua ulë prestigjin.”

Dr. Sulejmani që shquhej për mençurinë e tij dhe ishte njeri elekuent u tha: “Nuk ka rëndësi (nuk është problem) që gomerët të hyjnë në Universitet, por e rëndësishme është që mos të dalin prej tij me diplomë universiteti”.

Mësimi (1): Nuk ka rëndësi se si hynë në shkollë (universitet), por rëndësi ka se si del prej saj/tij.
Mësimi (2): Mësimdhënia është një profesion që jo çdokush mund ta ushtrojë. Prandaj dhe pëgjegjësia e atij/asaj që e ushtron atë është shumë e madhe, sepse ai/ajo është hallka kryesore e ndërtimit të brezave.

Unejs Sheme