Unë dua ta shoh Zotin tim..

0
381

Përtej lakmisë sime për Xhennetin dhe frikës nga Xhehennemi, unë dua ta shoh Zotin tim..

Dua ta shoh kush është Ai tek i cili gjeja qetësinë, dhe i Cili ma largonte mërzinë.

Kush është Ai që ma dha jetën dhe më siguroi, ma dha diturinë dhe më orientoi.

Kush është Ai që më mori nën përkujdesje kur të tjerët më tradhtuan, më dha dashurinë kur të tjerët më harruan.

Kush është Ai që më shëroi, më dha ushqim e pije dhe më forcoi.

Kush është Ai që të gjitha m’i dhuroi, pa pasur forcë dhe ndikim nga unë.

O Zot, mos ma ndalo kënaqësinë e shikimit në fytyrën Tënde Fisnike.

Përkthim Xheladin Leka