Të shpenzojë për gruan e tij
Të jetë bamirës ndaj saj
Prej detyrave të bashkëshortit ndaj bashkëshortes është që të jetë bamirës ndaj saj, sipas zakonit, nëse kjo nuk bie në kundërshtim me sheriatin e Zotit të të gjitha krijesave. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:
“Detyrë e juaj është që të jeni bamirës ndaj tyre.” Tirmidhiu, Nesaiu.
Prej detyrave të bashkëshortit ndaj bashkëshortes është që të shpenzojë për të sipas zakonit, ta ushqejë kur ushqehet vetë, t’i blejë veshje kur blenë për vete. Prej burrit kërkohet të shpenzojë për bashkëshorten sipas zakonit, pa e tepruar dhe pa qenë koprrac, pa shtuar përtej mundësive dhe përtej zakonit, sepse i Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Keni për detyrë t’i furnizoni me ushqim dhe veshmbathje …….” Muslimi.
Dr. Sulejman Ruhejli