Tre llojet e zemrave

0
413

Zemrat janë tre llojesh:

1-Zemra (e vdekur) e zbrazur prej besimit dhe të gjitha të mirave. Kjo është zemër e errësuar. Shejtani ndihet i qetë kur i hedh asaj vesvese, sepse ajo tashmë është si shtëpia dhe atdheu i tij. Ai zotëron mjetet për t’a komanduar dhe për t’a vënë nën pushtetin e tij me të gjitha forcat.

2-Zemra e ndriçuar me dritën e besimit. Njeriu ka arritur t’i ndezë asaj pishtarin e tij, por mbi të vazhdon të hidhet errësirë bashkë me furtunat epshore. Shejtani herë vjen tek ajo dhe herë kthehet mbrapsht. Ai gjen aty hapësirat dhe synimet e veta. Ka njerëz që, në shumicën e rasteve, janë më të fuqishëm se armiku i tyre, për disa të tjerë armiku është më i pushtetshëm, ndërsa për të tjerë ndodhin të dyja

3-Zemra (e shëndoshë) e mbushur me besim dhe e ndriçuar plotësisht nga ai. Ajo e ka zhveshur lëkurën e epsheve dhe i ka hedhur tej errësirat. Drita e besimit i jep shkëlqim të fuqishëm gjoksit të tij, shkëlqim që ndizet dhe i djeg vesveset nëse afrohen. Një zemër e tillë është si qielli i mbrojtur me yje:

Nëse shejtani afrohet pranë tij, ai goditet me yje dhe digjet.

Megjithatë qielli nuk është më i mbrojtur se besimtari. Mbrojtja e ALLAHUT për të është më e fortë se ajo për qiellin. Qielli është vendi i adhurimit për engjëjt dhe vendi nga ku zbret shpallja. Atje qëndrojnë dritat e adhurimeve.

Zemra e besimtarit është vendi i monoteizmit, i dashurisë, i njohurisë, i besimit, vendi ku qëndron drita e këtij të fundit.

Kështu, zemra ka për detyrë të ruhet dhe të mbrohet nga dridhja e armikut, në mënyrë që ai të mos ketë mundësi të marrë asnjë copëz prej saj, në të kundërt, ai e rrëmben.

Shkëputur nga libri “Shiu i rrëmbyer i fjalës së mirë”, kapitulli “Llojet e zemrës”, f.35, i Ibn Kajjim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë.