Ti je thjesht njeri!

0
274

 Ti je thjesht njeri!

“Ne ju kemi krijuar prej tokes, aty do t’ju kthejme dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe nje here tjeter.” Taha: 55

Ky ajet eshte perkujtuesi dhe shoqeruesi me i mire per çdo kend qe ka arritur diçka nga kjo jete kalimtare prej:

-posteve,

-pozites se larta,

-fames,

-titujve te ndryshem etj., se te gjitha keto jane te perkohshme dhe tek e fundit ti je vetem njeri, te cilin Allahu e ka krijuar nga dheu dhe ne te do e ktheje perseri.

Sot ka pozite e neser poshterim.

Sot ka fame e neser harrese,

Sot ka tituj e neser pranga.

Sot lavderime dhe neser fyerje dhe ofendime.

Perandori Romak Marco Aurelio perhere mbante nje sherbetore me vete, te cilin e kishte ngarkuar me nje pune te lehte por qe ishte shume te rendesishme. Sa here qe ai dilte ne Rome dhe populli i thurte lavde te ndryshme, sherbetori i afrohej afer dhe i pershperiste ne vesh “ti je thjesht nje njeri!”

“Rregulla te arta per ambicie te larta”

Unejs Sheme

Comment