Thuaje të vertetën dhe mos u tremb nga ajo

0
441

Thuaje të vërtetën para çdo kujt!
Transmeton Ebi Sa’id El Huderij radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“ Mos ta ndaloj njeriun pozita, prestigji i dikujt nga njerëzit në thënien e të vërtetës nëse e din at apo e ka pare apo e ka dëgjuar”. ( Es Sahiha nr: 168, vëll: 1/322)

Në këtë hadith kemi ndalës në fshehjen e të vërtetës duke u frikësuar nga njerëzit apo furnizimi.

Secili që e fsheh at (të vërtetën) duke u frikësuar se do lëndohet në forma të ndryshme si rrahje, sharje, ofendime, ndërprerje të furnizimit apo frika nga pozita e tij se nuk do respektohet apo të ngjashme, të gjitha këto hyn në ndalesë dhe kundërshtim të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Nëse kjo është gjendja për at që e din të vërtetën dhe e fsheh at, atëherë si është gjendja për at që nuk mjafton me kaq por dëshmon kotësia të shuma për muslimanët e pastër duke shpifur për fenë dhe besimin e tyre që të mbroj pozitën që ka, apo nga frika se i pastërti(besim drejti) fillon të shpalos gabimet dhe kotësitë e tij nëse ky nuk shpejton në shpifjet dhe akuzat ndaj tij.

O Allah na forco në të vërtetën, e nëse zgjedh për robërit e Tu ndonjë sprovë atëherë na merr duke mos na sprovuar(duke mos u zhytur) në të.

Unejs Murati-Daku