Thjeshtësia e profetit Muhamed alejhi selam. Dhe cfarë tha Leo Tolstoi për të

0
4060

“Thuaj (O Muhamed): ‘Kjo është rruga ime. Thërras për tek Allahu me dije të
sigurt, unë dhe ata që më ndjekin.’” (Jusuf, 108)

Pejgamberi Muhamed alejhi selam asnjëherë nuk u kërkoi njerëzve ta adhuronin atë.

Ai,madje, nuk lejonte që ndokush të shprehte respektim të tepruar ndaj tij. Ai
gjithmonë bënte një dallim të theksuar mes hyjnores dhe natyrës së vet
njerëzore.

Ai ndalonte njerëzit t’i ngriheshin në këmbë, kur hynte, dhe u bënte vërejtje njerëzve, kur ata aludonin në barabarësinë mes tij dhe Allahut në të folurën e tyre.

Ndërsa ishte në pragun e vdekjes ai paralajmëroi kundër veprimeve të popujve të kaluar, të cilët i kthyen në tempuj adhurimi (mauzole)varret e pejgamberëve të tyre.

Asgjë në porosinë e tij nuk dallohej më shumë sesa entuziazmi për ta mbrojtur të kuptuarit e shëndoshë të monoteizmit në zemrat e njerëzve dhe për të hequr çfarëdo pengese mes individëve dhe lidhjes së tyre të drejtpërdrejtë dhe personale me Zotin.

Leo Tolstoj (vdiq 1910) vinte nga një familje aristokrate ruse dhe përshkruhet
nga disa si novelisti më të mirë i të gjitha kohëve. Shumë kanë përcjellë
admirimin që ai kishte për Islamin. Ndër thëniet që atribuohen atij lidhur me
këtë është edhe kjo:“Muhamedi gjithmonë ka qëndruar më lart se krishterimi. Ai nuk konsideron Zotin të jetë një njeri dhe asnjëherë nuk barazon veten e vet me Zotin.
Muslimanët nuk adhurojnë gjë tjetër veç Zotit dhe Muhamedi është i Dërguar i Tij. Në këtë s’ka kurrfarë misteri apo ndonjë sekret.”

Në një vend tjetër, ai shkruan: “Pasi lexova Kuranin, kuptova se i gjithë njerëzimi ka nevojë për këtë ligj hyjnor.”

Nevoja më e madhe ekzistenciale e njerëzimit është që ta identifikojë Zotin e
vërtetë. Vetëm besimi në Të përputh arsyen me intuitën. Njerëzit janë krijesa
me qëllim, kështu që vetëm një që ka urtësi dhe qëllim ka mundur t’i pajisë
ata me qëllim. Krijuesi, po ashtu, do të duhej të na e kumtonte atë qëllim,
prandaj dhe thirrja a pavdekshme e modelit “shpallje hyjnore” të fesë, pra ai i
“të Dërguarve të frymëzuar nga hyjnorja.”

Për sa u përket feve të tjera, ato përfshijnë filozofi të kufizuara, që nuk arrijnë t’u japin përgjigje pyetjeve më të mëdha e më urgjente lidhur me qëllimin dhe atë çfarë i jep kuptim jetës. Pasi kërkimi i personit të ngushtohet vetëm në
besimet Abrahimike, veçantia unike e Islamit rreth njësisë së Zotit bëhet
krejtësisht e qartë. Vetëm në Islam njeriu gjen një Zot që është absolut në
njësinë dhe përsosurinë e Tij, të lartësuar mbi shëmbëllimin me krijesat dhe
njësoj përdëllimtar ndaj tërë njerëzimit, duke iu drejtuar të gjithëve me
porosinë e njëjtë.

Treatise on Sayings of Muhammad, by Count Lev Nikolayevich Tolstoy