Thenie te bukura nga Umer ibn Hatah dhe Othman ibn Afan

0
1032

Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

“Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi.”

Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut të Madhëruar: “E nën të ata kishin një thesar (prej ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë.” (Kehf-92). Thesari ishte një tabelë prej ari në të cilën ndodheshin shtatë rreshta e në njërin prej tyre shkruhej:

“U çudita me atë person që e njeh vdekjen, dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhenetin me një njohje të sigurt dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë).”