Thashethemet shtrojn rrugën drejtë xhehenemit

0
931

Shejh Salih El-Usajmi (Allahu e ruajttë!) ka thënë: Thashethemet janë çelësat e kotësive. Prandaj ruaje gjuhën tënde e fol vetëm gjëra të hajrit. Në të kundërtën ajo (gjuha) është ura jote e shtrirë drejt xhehenemit nëse:

-gënjen

-shpif

-akuzon

-përgojon

-bën zullum.

Të vërtetën ka thënë Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur tha: “Vallë, a nuk i hedh njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre vetëm se si pasojë e asaj që korrin me gjuhët e tyre?” (1)
(1) Hadithin e përcjell Ahmedi (22016) dhe Tirmidhiu (2616) dhe e ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Xhamiu Es-Sagir” me nr. (5136).

Unejs Sheme