Një vështrim rreth tekbireve të festës së Kurbanit.
Tekbiret e festës së Kurbanit janë përmendur dy herë në Kuran:
E para: janë përmendur së bashku me dhjetëditëshin e Dhul-Hixhes.
Allahu i madhëruar thotë: “Dhe thirr njerëzit për në haxh që të vijnë në këmbë dhe hipur mbi deve nga çdo grykë e thellë * për të prezantuar në mirësi dhe për të përkujtuar Allahun në ditë të shënuara” SuretuEl-Haxh: 27-28.
IbnKethiri thotë: “Ditët e shënuara janë dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes siç ka thënë: IbnAbasi, EbuMusa EL-Esh’ari, Muxhahidi, Ata’a, SaidbinXhubeir, El-Hasen El-Basri, Katade, Ed-Dahhaku, Ata’aEl-Khurasani, Ibrahim En-Nekhaij dhe është gjithashtu medhhebi i Shafiiut dhe fjala më e njohur e AhmedbinHanbelit”.
IbnUmeriradiallahuanhu tregon se profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë me të madhe te Allahu dhe as punët e mira të jenë më të dashura për të sesa këto dhjetë ditë prandaj shpeshtojeni në to: tehlilin, tekbrin dhe tahmidin” e transmeton Imam Ahmedi.
Hadithi i Ibn i Umerit nuk është edhe aq i saktë por e përforcon atë puna e disa sahabëve dhe e disa tabiinëve: Imam Buhariu thotë: “IbnUmeri dhe EbuHurejraradiallahuanhuma dilnin në treg në këto dhjetë ditë dhe bënin tekbire dhe njerëzit përcillnin tekbirin e tyre”.
JezidbinEbuJezid thotë: “Kam parë SaidbinXhubeirin, AbdurrahmanbinEbuLejla, Muxhahidin dhe të tjerë prej fukahave duke thënë në këto dhjetë ditë: ALLAUHU EKBER, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALLAH, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, UE LILAHIL-HAMD” e transmeton El-Firaberi.
E dyta: janë përmendur vetëm tekbiret e Teshrikutdmth: tre ditëve pasuese të ditës së parë të kurbanit.
Allahu i madhëruar thotë: “Kujtojeni Allahun në ditët e numëruara” suretuEl-Bekara: 203.
IbnAbasi -radiallahuanhu- në lidhje me ajetin thotë: “Ditët e numëruara janë ditët e teshrikut”.
NubejsheEl-Hudhelij -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Ditët e Teshrikut janë ditë ngrënie, pirje dhe përkujtim për Allahun” e transmeton Ahmedi dhe Muslimi.
IbnKethiri -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me përmendjen e Allahut thotë: “Këtu futen përmendja e Allahut në therjen e Kurbaneve (dmth: Bismilah Allahu Ekber) dhe tekbiret” Shih tefsirin!
Pra, në këto ajete kemi një nxitje të përgjithshme për përkujtimin e Allahut në ditët e festës së kurbanit së bashku me ditët e para të Dhul-Hixhes dhe nuk ka për këto tekbire ndonjë kohë të veçantë siç shihet qartë nga transmetimet.
Ndërsa në lidhje me ditët e festës të cilat janë siç ka thënë profeti -alejhi selam-: “Dita e Arafatit, dita e Kurbanit dhe tre ditët e Teshrikut janë festa jonë, ne pasuesit e islamit”, për to është transmetuar se sahabët bënin edhe tekbire të tjera.
AbdullahbinMesudi, AbdullahbinAbbasi, Omeri dhe Aliu -radiallahuanhum- etj bënin tekbire nga namazi i sabahut deri pas namazit të ikindisë në ditën e fundit të teshrikut siç e transmeton IbnEbijShejbe.
Imam IbnEl-Mundhir -Allahu e mëshiroftë- i njohur në fushën e fikhut të haditheve, të gjitha tekbiret e lartpërmendura të sahabeve që i bënin nga sabahu i ditës së Arafatit deri në ditën e fundit të teshrikut i radhit te tekbiret menjëherë pas namazeve dhe kështu kanë bërë shumë dijetarë të tjerë.
Është pyetur sheikhul-islam IbnTejmije Allahu e mëshiroftë për tekbiret e dy festave (dmth: tekbiret e veçanta të festës) se kur e kanë kohën?
Ai është përgjigjur: “Mendimi më i saktë sipas të cilit janë shumica e selefëve dhe dijetarëve prej sahabëve dhe imamëllarëve të fikhut në lidhje me tekbirin është se fillon nga sabahu i ditës së Arafatit deri në fund të ditëve të kurbaneve menjëherë pas çdo namazi. Gjithashtu sheriatit ka nxitur për tekbirin e zëshëm për çdo kënd kur del për në festë dhe për këtë janë në pajtueshmëri katër imamllarët” shih Mexhmual-Fetaua 24/220.
Nuk duhet menduar se tekbiret në këto ditë janë vetëm tekbiret e veçanta pas namazvefarze. IbnKethiri kur flet për tekbiret e teshrikut te ajeti i sures El-Bakara, thotë: “Këtu futen: dhikri i veçantë pas namazeve dhe dhikri i përgjithshëm i cili bëhet në çdo kohë” Shih tefsirin!
Është transmetuar se: “IbnOmeri bënte tekbir në Mina (ditët e teshrikut) pas namazeve, i shtrirë, në çadrën e tij dhe gjatë ecjes në të gjitha ditët (e teshrikut)” e transmeton IbnEl-Mundhir me zinxhir të saktë.
Dr. Abdullah Nabolli