Të ushqyerit e shëndetshëm. Keshilla e profetit Muhamed alejhi selam

0
3815

Allahu thotë:“O fëmijët e Ademit, zbukurohuni në namazet tuaja, hani e pini, por mos e teproni. Vërtet Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (el-A’rafë, 31)

Këto instruksione hyjnore nuk mbeten të pashpjeguara. Detajet e holla u
ofruan nga pejgamberi Muhamed alejhi selam, lidhur me ushqimin, pijen, dhe veshjen.

Ibn Abbas tha: “Pejgamberi qe njeriu më bujar nga të gjithë dhe ai bëhej edhe më bujar në ramazan, kur takohej me Xhibrilin, i cili vinte tek ai çdo natë të ramazanit për ta përsëritur Kuranin me të. I Dërguari i Allahut ishte më bujar sesa era e shpejtë.” (elBuhari, 3554)

Në një hadith thuhet: “Ju këshilloj të pini qumështin e lopës, se ato hanë nga të gjitha bimët dhe(qumështi i saj) përmban ilaç për çdo sëmundje.” Sahih el-Xhami (4061)

Në një tjetër transmetim, thuhet: “Shmanguni nga mishi i lopës, se ai është (shkak për) sëmundje.” Et-Tirmidhi (2380) dhe Ibn Maxheh (2/1111)

Jo vetëm që është trajtuar lloji i ushqimit, por edhe sasia. Pejgamberi alejhi selam tha: “Njeriu nuk mbush enë më të keqe sesa barkun e vet. I mjaftojnë birit të
Ademit disa kafshata sa për ta mbajtur shpinën drejt. Megjithatë, nëse atij i
duhet të hajë (më shumë), atëherë le të jetë një e treta ushqim, një e treta
pije, dhe një e treta ajër.”Muslim (2024)

Për ta çuar më tej këtë metodë të shkëlqyeshme, muslimanëve u është
dhënë nga pejgamberi i tyre një plan për arritur deri te ngrënia e pakët, duke i
kaluar ata nga ana abstrakte e udhëzimit në atë praktike.

Enesi përcjell se pejgamberi alejhi selam i ndaloi ata nga pirja në këmbë
dhe (Enesi shtoi):“… dhe ngrënia në këmbë është edhe më e keqe.”

Ky këshillim rreth ngrënies dhe pirjes me kujdes është çelësi i provuar për
shmangien nga rreziqet e ngrënies së tepërt dhe obezitetit.