“Të gjitha çështjet janë në dorë të Allahut.”

0
839

Të gjitha janë në dorë të Allahut! Siç thotë i Madhëruari: “Thuaj (o Muhamed): Të gjitha çështjet janë në dorë të Allahut.” Al Imran: 154
Pra;
-Është Ai i Cili ia mundëson robit të pendohet e pastaj ai pranon pendimin atij.
-Është Ai i Cili ia mundëson robit të kryejë veprën e mirë e pastaj e shpërblen atë për të.
-Është Ai i Cili ia mundëson robit t’i lutet (Atij) e pastaj i përgjigjet lutjes së tij.

Dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) “Mexhmu’ul Fetaua” (14/382).
Unejs Sheme