Te besh gjynahe ne kohe fatkeqesie

0
1282

Numan bin Beshir El-Ensarij radijAllahu anhu ka thene: “Shkaterrimi me i madh eshte te besh gjynahe ne kohen e fatkeqesive”. E ka permendur Iben Ebi Ed-Dunja ne “El-U’kubat”

Allahu i Lartesuar nuk i largone fatkeqesite me berjen e bidateve. Prej bidatit ne keto momente te veshtira eshte dakortesimi per te falur nje namaz me qellim largimin e fatkeqesise, apo dakortesimi per te agjeruar nje dite te caktuar me te njejtin qellim. Keto gjera vetem se behen shkak qe fatkeqesite te shtohen e te zgjasin.

Hafidh Iben Haxheri (Allahu e meshirofte!) tregon: “Ra murtaja ne Egjipt dhe njerezit u dakortesuan qe te agjeronin tre dite me qellim largimin e fatkeqesise (murtajes). Keshtu qe, u tubuan (mblodhen) dhe qendruan nje ore dhe pastaj u kthyen (shperndane). Nuk kaloi muaji derisa numri i njerezve qe vdisnin cdo dite ne Kajro ishte mbi nje mije e shtohej”.

“Bedhlu El-Maun fi fadli Et-Taun” (1)

Shejh Salih El-Feuzanit (Allahu e ruajtte!) me date 11 Rexheb 1441 hixhri i eshte drejtuar kjo pyetje ne xhamine e tij ne Rijad: A lejohet tubimi per te falur namaz (specifik) per shkak te virusit korona?

Ai (Allahu e ruajtte!) u pergjigj: “Ky veprim s’ka baze. Ajo qe e largon epidemine eshte lutja”.

Unejs Sheme

(1) Shkaku i shkrimit te ketij libri nga Hafidh Iben Haxheri (Allahu e meshirofte!) ishte vdekja e tre vajzave te tij per shkak te murtajes.