Takimi me Allahun!
Cilat janë llojet e takimeve me Allahun, xhele ue ala, në botën tjetër, ceki dhe argumento?
Kemi dy lloje të takimeve me Allahun, xhele ve ala, në botën tjetër:
1. Takim i përgjithshëm me të gjithë njerëzit, argument:
يَا أَيُّهَا الْإِنْسَانُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدْحًا فَمُلَاقِيهِ
” O ti njeri, vërtetë ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.”
(Inshikak: 6).
2. Takim i veqantë vetëm për besimtarët musliman, e ky takim është takim i kënaqësisë dhe mirësisë për muslimanët, argument:
فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا
” E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.”
(Kehf: 110).
Suad Shabani