I thanë profetit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:
“O i dërguari i Allahut, me të vërtetë filania ngrihet natën dhe falet, agjëron ditën, bën vepra të mira, jep sadaka dhe e dëmton komshien e saj me gjuhën e saj?
Profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- i tha:
Nuk ka mirësi tek ajo, ajo është prej banorëve të zjarrit.
I thanë: “Filania (një grua tjetër) fal namazet e obligueshme (5 namazet), jep sadaka copa të vogla qumështi të ngrirë (pra jep pak sadaka) dhe nuk dëmton askënd?
Profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- tha:
💢Ajo është prej banorëve të Xhennetit💢.
📚 Hadithin e ka saktësuar imam Albani -Allahu e mëshiroftë-!
Brulind Callari