Si u soll Ibn Tejmije me personat qe e rrahen ne rruge

0
406

Ibn Kethiri, Zoti e mëshiroftë, përmendi se kur Shejh El-Islam shkroi librin e tij “El-Istigatha”, Ibn El-Bekra Es-Sufi u pa në rrugë me një grup shokësh të tij dhe iu vërsulën Shejh El-Islamit dhe e rrahën ashpër Shejh El-Islamin derisa e rrëzuan për tokë dhe pastaj ikën..

Pas kësaj, njerëzit u mblodhën së bashku me ushtarët dhe i kërkuan Shejh El-Islamit që t’i lejojë ata të hakmerren ndaj Ibn El-Bekres, por Shejhul-Islam refuzoi dhe u tha atyre: “Ose e drejta është e imja, ose e juaja ose e Zotit, nëse më takon mua, atëherë ia kam falur, e nëse nuk më dëgjoni mua atëherë as mos më pyesni për çështje feje, e nëse është për Zotin, atëherë Zoti e merr të drejtën e tij si të dojë kur të dojë.”

Por ata nuk i morën në konsideratë fjalët e Shejh El-Islamit dhe kërkuan Ibn El-Bekren kudo.
Ibn El-bekre nuk gjeti vend ku të fshihej përveç shtëpisë së Shejhul Islamit.

E Shejh Islami e fshehu që ai dhe të ndërmjetësonte për të tek Sulltani dhe ai ta falte atë, kështu veproi Shejhu El- Islam. Ky qëndrim i çuditshëm bëri që disa dijetarë esh’ari të thonë për Shejh El-Islamin se ai posedon një moral që vështirë se mund të arrihet përveç profetëve të Zotit të Madhëruar dhe disa njerëzve individualë.

Zoti e mëshiroftë Shejhun e Islamit Ibn Tejmije.

El- Bidaje ue Nihaje(14/76), Dhejl Tabakat El-Hanabile (2/400), El Ukud Ad-Duria (fq. 286) El- Keukeb Ad-Duria (fq. 139).

Muhamed Estrefi