Si u krijua njeriu i pare Ademi alejhi selam

Allahu eshte i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim. Ai vepron gjithgka qe deshiron. Asnje moment dhe asnje kohe, nuk eshte e zbrazet nga veprimet dhe fjalet qe dalin nga vullneti dhe deshira e Tij, ashtu sig i shkon pershtat urtesise se Allahut, te Cilit i atribuohet kjo cilesi (Urtesia) ne gdo gje qe paracakton dhe gjykon. Kjo (Urtesi) eshte e dukshme edhe ne dispozitat qe ka ligjeruar per roberit e Tij.

Ne momentin kur Urtesia e Tij e plote, Dija gjitheperfshirese dhe Meshira e gjere kerkoi (nje krijim te ri), Ai krijoi Ademin, babain e njerezimit. Nje krijese te cilen Allahu e ka nderuar ne mesin e shume krijesave te tjera. Ai (Allahu), i njoftoi engjejt duke u thene: “Une do te krijoj nje mekembes (qe do te zbatoje ligjet e Zotit) ne toke”. (El Bekare, 30) Qe do te trashegoje krijesat qe qene me pare, krijesa te cilat nuk i di askush veg Allahut.

Ata (engjejt) i thane: “A do te vendosesh atje dike qe do te beje grregullime e do te derdhe gjak ne te.” (El Bekare 30)

Keto fjale (engjejt) i thane ne shenje madherimi dhe nderimi ndaj Allahut, per te kuptuar se mos do te krijohet nje krijese, e cila u ngjan ne sjellje disa krijesave te mehershme. Ose mundet qe Allahu t’u kete treguar per krijimin e Ademit dhe veprimet e pasardhesve te tij.[1]

Por Ai (Allahu) u tha engjejve: “Une di ate qe ju nuk e

dini”. (El Bekare, 30)

Dija e Tij eshte gjitheperfshirese. Madje ajo perfshin te gjitha ato dobi te panumerta qe rezultojne ne krijimin e kesaj krijese (njeriut). Ai i njoftoi per dijen e Tij te plote dhe u kerkoi te njohin atributet e Tij, dijen e gjere dhe urtesine e cila aludon ne faktin se, Ai nuk krijon asgje kot se koti dhe nuk krijon asgje pa urtesi.

Me pas u tregoi ne menyre te detajuar, se ate (Ademin) e krijoi me Doren e Tij, ne shenje nderimi dhe vleresimi ndaj gdo krijese tjeter. Ai mori nje grusht dhe nga te gjitha shtresat e tokes, pjeses se bute dhe te forte, te mires dhe te keqes, ku edhe pasardhesit e Ademit do te kishin te njejtat vegori dhe karakteristika.

Fillimisht (Ademi) ishte dhe, pastaj mbi te hodhi uje dhe u shnderrua ne balte. Kur uji mbi balte qendroi per nje kohe te gjate, balta ndryshoi ngjyre duke u bere e zeze dhe pa forme. Me pas (balta e zeze) u tha dhe pasi ia kishte dhene formen, u be si balte e pjekur dhe e ngurte, ku nese e gukisje nxirrte tingull sikur godasim gurin. Ne keto etapa ai (Ademi) ishte trup pa shpirt dhe kur u plotesua krijimi i trupit, Ai i fryu shpirtin dhe ky trup qe ishte i ngurte, u be krijese e gjalle, me eshtra, me mish, nerva, damare dhe me shpirt. Kjo eshte zanafilla e njeriut, te cilin Allahu e pajisi me gdo njohuri dhe miresi.

Me tej, ia plotesoi miresine (Ademit) duke i mesuar emrat e te gjitha sendeve dhe sig dihet, njohurite e plota jane tregues per persosmeri maksimale dhe vlera te larta morale.

Allahu deshi qe engjejt ta shihnin persosmerine e kesaj krijese, keshtu qe sendet ua paraqiti engjejve duke u thene: “Me tregoni emrat e tyre, nese ajo qe thoni eshte e vertete!”

(El Bekare, 31)

Fjalet tuaja te para nenkuptonin se mos-krijimi i njeriut eshte me paresor, mendim i cili ishte momental dhe ashtu iu duk atyre (engjejve) se do ishte me e mira. Megjithate, ata e paten te pamundur te dine emrat e sendeve qe iu paraqiten dhe thane: “Qofsh i lavderuar! – thane ata – Ne dime vetem ate qe na ke mesuar Ti. Ne te vertete, Ti je i Gjithedituri,

  • ” (El Bekare, 32)

Allahu i Lartesuar tha: “O Adem, – tha Ai – tregojua atyre emrat e gjerave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre…”

(El Bekare, 33)

Engjejt e deshmuan persosmerine dhe njohurite e kesaj krijese dhe gjera te tjera qe nuk i prisnin. U njohen me te ne forme te detajuar; deshmuan gjithashtu urtesine e plote te Allahut dhe e nderuan Ademin ne maksimum. Allahu deshi ta shfaqte nderimin dhe respektin e engjeve ndaj Ademit si ne dukje ashtu edhe ne fshehtesi e brendesi, duke u thene atyre: “Peruluni ne sexhde para Ademit” (El Bekare, 34)

Peruluni ne shenje respekti dhe nderimi, si dhe ne shenje adhurimi, bindjeje, dashurie dhe nenshrimi ndaj Zotit tuaj.

[1]  Hafidh ibn Kethir (Allahu e meshirofte) thote: “Ai u tregoi per te vene ne dukje krijimin e Ademit dhe pasardhesve te tij, ashtu si^ ndodh kur jepet njoftim per nje ^eshtje te madhe para se ajo te ndodhe. Engjejt pyeten si per te zbuluar dhe per te ditur urtesine e ketij krijimi dhe jo per ta refuzuar apo per ta quajtur te manget njeriun, apo ne shenje smire, si^ mund ta mendojne disa injorante qe mundohen te komentojne Kur’anin.” (El Bidaje uen Nihaje 1/70-71)

Shkeputur nga libri

ABDURRAHMAN BIN NASIR ES SEADI
HISTORITE E PEJGAMBEREVE
Perktheu Fatjon Isufi

Read Previous

Kjo eshte vellazeria e vertete.Histori nga te paret tane.

Read Next

Muhamedi alejhi selam ka thene:Kjo eshte lutja me e mire.