“Kush i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, dhe ia largon të keqen, a ka Zot tjetër bashkë me Allahun? Sa pak po përkujtoheni.” (Neml: 62)
Kur njëri prej arabëve të shkretëtirës e pyeti Profetin – paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të :
“Në çfarë thërret ti?”
Ai iu përgjigj:
“Unë thërras për tek Allahu i Vetëm, i Cili nëse të prek ndonjë fatkeqësi dhe i lutesh Ai ta largon atë”
(transmeton Ahmedi dhe Albani e ka përmendur në “Sahiha”)
Ubejdullah ibn ebi Salih thotë: Më vizitoi Tausi dhe i thashë:
Lutu për mua. Më tha: Ti lutu për vete sepse Ai i përgjigjet nevojtarit kur i lutet.
(Përmbledhtas nga Tefsiri i Ibn Kethirit)
“Dhe tha Zoti juaj: Lutmuni, tju përgjigjem!” O Ti që i përgjigjesh nevojtarit kur të lutet, dhe i ke premtuar përgjigje, na i largo të këqijat me mëshirën Tënde. Me të vërtetë Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
Emin Bilali