Si ti keshillosh njerezit kur gabojne

0
1313

Fudajl ibn Ijadi ka thënë: “Besimtari mbulon dhe këshillon (në privat), ndërsa i prishuri të zbulon dhe turpëron (në publik)”

Ibn Rexhebi në “Xhamiul ulumi uel hikem” (1/225).

Abdullah bin Mubarak ka thënë: “Dikur njeriu kur shikonte diçka që e urrente te vëllai i tij e këshillonte atë në fshehtësi, dhe kështu ai shpërblehej për fshehjen dhe për këshillimin; ndërsa sot kur dikush shikon një të keqe te tjetri, e zemëron vëllanë e tij dhe e zbulon atë” “Kopshti i të urtëve” i Ibn Hibban el Busti (1/196).

Shpërblimi i kësaj vepre – nëse nuk i kërkon hallallin atij që i ka hyrë në hak dhe nuk pendohet – është i njohur tek dijetarët, siç përcjell Ibn Rexhebi: “Është përcjellë nga njëri prej selefëve se ka thënë: ‘Kam arritur disa njerëz që s’kishin turpe por përmendën turpet e njerëzve dhe ata u nxorrën turpet e tyre; dhe kam arritur disa njerëz që kishin turpe por ata heshtën ndaj turpeve të njerëzve dhe u harruan turpet e tyre” ”

Xhamiul ulumi uel hikem” (2/291).
Emin Bilali