Teuhidi- (njëshmëria e Allahut) pra që njeriu të gjithë fenë dhe adhurimet e tij t’ia kushtojë Allahut sinqerisht, ta veçojë dhe njësojë Atë me adhurim dhe të largohet prej shirkut e llojeve të tij.
Teuhidi është qëllimi për të cilin Allahu i krijoi të gjitha krijesat.
Ai i solli në ekzistencë pas hiç-it për ta realizuar këtë qëllim. Allahu thotë:
“Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijat, 51) Dhe: “ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë” (Bejineh, 5)
Nevoja e zemrës për teuhidin është sikur nevoja e peshkut për ujin, madje më e madhe. Nëse në zemër nuk ka teuhid atëherë ajo “vdes”, nuk ka jetë.
Allahu thotë: “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (Enam, 122) “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë”. (Enfal, 24)
Jeta e zemrës, hapja e saj, kënaqësia e syve dhe qetësia e shpirtit arrihen përmes teuhidit (njehsimi i Zotit). Sa më shumë që ta realizosh teuhidin, aq më shumë zemra jote është e gjallë dhe do të hapet e do të zgjerohet. Ky është shkaku më i rëndësishëm.
L. Perçuku