Si të mbjellësh pemë në Xhenet

0
723

Me dhikër mbillen pemët e xhenetit

Siç ka ardhur në hadithe të sakta, toka e xhenetit është sipërfaqe e rrafshët, dheu i saj është dhe i mirë, uji i saj është shumë i shijshëm. Për ta mbjellë tokën e xhenetit7 duhet bërë dhikër (në këtë botë).

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Natën e Israsë dhe Miraxhit (kur është ngritur në qiell) e takova Ibrahimin. Më tha: “O Muhamed, përcillja selamin prej meje ummetit tënd dhe tregoju se xheneti e ka dheun e mirë (në disa hadithe të tjera ka ardhur se është prej miskut dhe zaferanit), uji i tij është i ëmbël, toka e tij është e rrafshët (që s’ka mbi të asgjë) dhe pemët e tij mbillen me dhikër (kur njeriu thotë): subhanAllah, elhamdulilah, la ilahe ilAllah dhe Allahu ekber.” Tirmidhiu.

Sa më shumë që njeriu i shton këto fjalë, aq më shumë mbillen pemët e tij në xhenet. Në një tjetër hadith tregohet se Ibrahimi i thotë të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem: “Urdhëroje ummetin tënd që sa më shumë të shtojë mbjelljen e pemëve në xhenet, ngase dheu i tij është shumë i mirë dhe toka është e gjerë.” I Dërguari salAllahu alejhi ue selem e ka pyetur: “Çfarë e shton mbjelljen e pemëve në xhenet?” Ai i thotë: “Thënia e fjalës “La hawle ue la kuw-wete il-la bil-lah!”

Transmeton imam Ahmedi. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Kush thotë “SubhanAllahil adhim ue bihamdihi” një herë, do t’i mbillet një palmë në xhenet.” Tirmidhiu.

Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër