Si te marresh tejemum?

0
696

Fshirja e fytyrës dhe shuplakave të duarve në tejemum!

Abdurrahman ibn Ebzai transmeton se Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të)‎‎ e ka përshkruar tejemunin kështu:

Së pari preku tokën me shuplakat e duarve, pastaj u fryu dhe, me to, i fshiu fytyrën dhe duart.Amari ka thënë: Tejemumi i mjafton muslimanit në rastet kur nuk ka ujë.

Abdurrahman ibn Ebzai tregon se ka arritur kohën e Omerit, e Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) i ka thënë: Qemë në një ekspeditë  ku u bëmë xhunub, andaj u mjaftuam me tejemum.

Abdurrahman ibn Ebzai thotë: Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) i ka thënë Omerit: Qeshë rrokullisur në dhé (për tejemum për shkak të xhunubllëkut) dhe, kur i pata treguar Pejgamberit ﷺ, më pati thënë: “Të mjafton vetëm (të fërkohet) fytyra dhe shuplakat e duarve.”

Amar ibn Jasiri (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) i ka thënë Omer ibn Hatabit: A nuk të kujtohet kur patëm qenë në rrugëtim së bashku? Ti nuk qe falur, kurse unë qeshë rrokullisur në dhé (pasi kam qenë xhunub), pastaj qeshë falur.Pasi ia pata përmendur këtë Pejgamberit ﷺ, më pati thënë: “Do të të kishte mjaftuar vetëm kjo” – pati prekur tokën me shuplaka, pastaj pati fryrë dhe pati fshirë fytyrën dhe duart me to.
Abdurrahman ibn Ebzai tregon se Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) ka thënë:
Pejgamberi ﷺ pati prekur tokën me shuplaka, pastaj pati fryrë dhe pati fshirë fytyrën dhe duart me to.

Buhariu, nr. 339,340,341,342 dhe 343

Suad Shabani