Si të marrësh shpërblimin sikur je falur gjithë natën, duke qenë në krevatin tënd?

0
1406

Si të marrësh shpërblimin sikur je falur gjithë natën, duke qenë në krevatin tënd?

Prej khalifit të tretë të besimtarëve, Uthman i biri Affanit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- i cili ka thënë:

“Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- të thotë:

“Kush fal Jacinë me xhemat është njësoj sikur të jetë fal gjysmën e natës dhe kush fal Sabahun me xhemat është njësoj sikur të jetë fal gjithë natën”.

Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë-.

Ka thënë dijetari i nderuar, Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë-:
“Kjo është mirësi madhështore, që do të thotë: njësoj sikur të falesh gjithë natën, duke qenë në krevatin tënd, e kjo nëse fal Sabahun me xhemat dhe Jacinë me xhemat”.

📚 شرح رياض الصالحين ٨٢/٥

Brulind Callari