Pastrimi i zemres nga zilia eshte nje detyre e madhe fetare. Sufjan Ibn Dinar ka thene: Nje here i thashe Ebi Beshirit, me trego pak per punet e atyre qe kane qene perpara nesh? M’u pergjigj se punonin pak por shperbleheshin shume. Kur m’u pergjigj keshtu i thashe, “Po pse ndodhte kjo?” “Sepse zemrat e tyre ishin te pastra,” – tha.
Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thene: Zilia eshte semundje e nefsit te njeriut e cila dominon mbi te dhe jane te pakte ata te cilet pastrohen prej saj, ndaj dhe thuhet se “nuk ka shpirt pa zili por i mjere eshte ai qe e shfaq dhe fisnik eshte ai qe e fsheh.”